Kaosi në Kuvend, garda: Kërkojmë mirëkuptimin e medias nëse kemi penguar punën e tyre, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

9 Nëntor 2023, 16:19| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 16:20

  • Share

1699520698_flakadankuvendkaosrithemelimi.jpg

Situata e pazakontë, në të cilën ndodhet prej ditësh Kuvendi i Shqipërisë u bë shkak për pengimin e misionit dhe detyrës së gazetarëve që mbulojnë fushën e politikës. Këta te fundit, përmes një letre drejtuar kompetentëve, kërkuan marrjen e masave për mospengimin e gazetarëve në punën e tyre.

Kësaj kërkese i është përgjigjur zyrtarisht Garda e Republikës,e  cila ka kërkuar mirëkuptim nga ana e mediave, duke theksuar se qëllimi i tyre ishte shmangia e incidenteve.

“Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare.”-shkruan garda.


Lajmi kryesor:

Kaosi në Kuvend, gazetarët e politikës: Po pengohemi në punën tonë, të merren masa! Garda: Na mirëkuptoni, qëllimi ishte shmangia e incidenteve


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?