Politikë

Kaosi në Kuvend/ Ina Zhupa për Report Tv: S’kishim skenar për të prishur seancën, ishim kundër shfaqjes së ‘Diellës’! Begaj të mos dekretojë ministrat

18 Shtator, 17:48| Përditesimi: 18 Shtator, 18:22

  • Share

Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.

Lidhur me këtë deputetja e PD Ina Zhupa tha se opozita nuk kishte skenar për të krijuar kaos në Kuvend. E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo u shpreh se gjithçka nisi kur fillojë që të transmetohej në monitorët e sallës fjala e ministres virtuale ‘Diella’.

‘Ne s’jemi kinema aty dhe ne bëmë një akt protestë për të thënë ndaloni. Ndërkohë që socialistët ishin duke duartrokitur për ‘Diellën’. Ne jemi parlament që funksionojmë edhe me akte si aprovimi dhe kundërshtimi siç janë zhurma. Nuk ishte skenar që ne e kishim, skenari i Ramës ka qenë mos të lejonte opozitën që të fliste. Ne nuk mund ti lejojmë vetes që të kërcënohemi nga Rama dhe ne të rrimë urtë. Vullneti jonë ka qenë që të qëndrojmë në parlament të denoncojmë dhe të ndjekim interesin publik dhe të bëjmë propozime konkrete’, tha ajo.

Zhupa i kërkoi presidentit Begaj që të mos dekretojë ministrat. Ajo theksoi se opozita nuk do të bojkotojë seancat plenare.

‘Sot ne paraqitëm disa kërkesa që janë ripërsëritja e kësaj seance fasadë, që i bëjmë thirrje presidenti që të mos i dekretojë ministrat. Por, ndërkohë që Rama flet për standarde të BE këtu vepron me standarde afrikane. E drejta e fjalës së grupeve të pakicës parlamentare është e shenjtë. Nuk lejohen të tilla gjëra brenda BE. Po të jetë puna se kanë votat ata për të miratuar, atëherë le ta mbyllin Kuvendin, por ne nuk kemi ndërmend që të larohemi nga parlamenti dhe të bojkotojmë’, tha ajo.

Një koment e pati edhe për zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki në vend.

‘Unë uroj që të kemi një emër të përbashkët nga opozita që të përfaqësoj qytetarët jo vetëm për Tiranën por edhe për qytetet e tjera ku do të ketë zgjedhje. Duhen emra që frymëzojnë jo vetëm anëtarët e partisë sonë por edhe ata që s’kanë votuar dhe duan që të vijnë dhe të votojnë. Nëse ne shkojmë me copëzime kandidatësh do të jetë një kosto e opozitës. Ogerta Manastirliu nuk është zgjidhja për qytetarët e Tiranës. Kandidati jonë do të jetë më i mirë se ajo’, tha Zhupa.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 18/09/2025 18:20

    Perpara ekranit te televizorit jane dhe femije,nxenes shkollash ,adoleshent dhe mund te shkojn ne klase e tju gjuajn mesueseve ,profesoreve me libra e shishe uji duke ju imituar juve delenxhinjve te opozites!! Sot jo vetem qe i gjuajtet Rames po i hapet rrugen edhe per mandatin e 5!! harram ti keni ato rroga qe do merrni si deputet !!

    Përgjigju
  • srrgei: 18/09/2025 18:03

    patjetër PD e paqes së përjetshme, këta janë bërë si qen rrugësh që kafshojnë këdo që ju del përpara

    Përgjigju
  • EriEri: 18/09/2025 18:02

    Edhe ajo na duhet, te drejtojne tiranen ndyresirat e pd, vaj medet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?