Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Studio Live’, deklaroi se Jamarbër Malltezi ka marrë leje ndërtimi edhe në ‘Ali Dem' në kompleksin 'Magalem'. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se opozita vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thotë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër, marrin leje ndërtimi për kullat.
‘Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi 'Partizani'. Malltezi dhe biznesmeni Bektashi, kanë marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Dem” në kompleksin Magalem. Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi! Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari, thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës.’- u shpreh Kadilli.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është i arrestuar nga SPAK dhe GJKKO ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, në kohën kur kryeministër ishte Berisha. Dyshohet se Malltezi ka përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri 5.4 milionë euro.
Kadilli ka komentuar edhe aksionin e Rithemelimit ditën e sotme në sallën e Kuvendit, ku tha se ata kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë. Sipas Kadillit, nuk bëhet revolucioni me deputetët, por nga populli.
‘Incidenti pjesë e një reagimi agresiv i opozitës. Nuk është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Opozita është shumë herë me e madhe se ata. Por ata kanë votat e çdo opozitari. Ajo PD nuk ekziston më dhe ata deputetë shfrytëzojnë lirinë e tyre. Nëse këta kanë vendosur që të zvogëlojnë aksionin politik është ide e tyre. Kanë çmontuar shanset për të bërë opozitë dhe i kanë dhënë shans Edi Ramës, nuk mund të ketë revolucion që të bëhet nga deputetë. Populli po shkon në stadium që të festojë.’- tha Kadilli.
Për analistin Ben Andoni, kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet, por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Sipas analistit, deputetët i janë larguar shumë idesë së grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak.
‘Një aksion do të kërkonte 100 veta. Njësia e PD-së më shumë po kërkon që të vetidentifikohet në parlamentin tonë, sesa të pjellë ide. Fatkeqësi e madhe është se ne presim nga opozitat që të tregojnë realisht marshet e tyre vizionet e tyre. Kjo opozitë jo vetëm nuk tregon vizionet por e ka mbyllur me kohë vizionin e vet. Për të krijuar amulli ja ka arritur por kjo nuk ka vlejtur asgjë. Publikisht shqiptarët janë sot të interesuar për festimet. Festa e kalimit në Gjermani eklipson politikën sot. I janë larguar shumë idesë se grevës së urisë, pasi tek ne ka një konotacion qesharak. Të gjitha grevat e urisë janë kthyer në qesharake. Një opozitë e tillë, mendoj se është krejtësisht pa ide dhe po heq atë dimension historik që ka pasur më parë.’- tha Andoni.
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Fatbardh Kadilli anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar kaosin sot në Kuvend. I pyetur në lidhje me faktin se iu vu flaka vendit ku ulet Lulzim Basha, Kadilli tha se komentet e deputetëve janë të papërgjegjshëm.
‘Nuk u ndjeva mirë kur dëgjova zërat e papërgjegjshëm të disa deputetëve aty. Nuk e mendoja këtë transformim. Nesër kur të mos jetë Berisha çfarë do t’u thonë nesër demokratëve? Berisha ka tre probleme, refuzohet nga shqiptarët 75%, 3 në 4 shqiptarë e refuzojnë. Humbi me 1 mln vota në 2013 kur ishte kryeministër. Reportet me ndërkombëtarët e ka humbur. E treta problemet ligjore. Ka shqyer PD-në në dysh. Nuk ka asnjë ide politike, fjalitë baron i drogës janë të stërkonsumuara. Rama nuk zv me dikë që është më i vjetër se Rama. Rama zv nga shqiptarët kur shqiptarët shohin që kanë përballë dikë ndryshe nga Rama. Mes të dyve, shqiptarët zgjedhin rregullisht Ramën. Duhet alternativë opozitare dhe alternativë opozitare është kur je 100% ndryshe nga Edi Rama.’- tha Kadilli.
bravo kadilli me mend ne koke dhe kerkon opozite konstruktive, eshte tamam demokrate.. me vone ne vite keshtu do shkoje tek keto qe thote kadilli tani por do kaloje kohe ..... pa ikur berisha ska demokraci as ne Pd as per vendin....
PërgjigjuKa-dilli do shkoje sepse guan nga deliri i te qenurit lider ????
,,edhe tek ish uzina tirana po ndderton pallate-kulla firma e bektashit dhe malltezit..nuk e kuptoj sesi i jep leje veliaj ketij hajduti...
Përgjigjuo kandil, pallatet e ndertimit nuk jane kulla u kullaxhi
Përgjigju