Politikë

Kaosi në Kuvend nga opozita, Xhaferri: Përsëritje e seancës, presidenti të mos dekretojë ministrat

18 Shtator, 22:55| Përditesimi: 18 Shtator, 23:03

  • Share

 

Deputeti i PD Besart Xhaferri, teksa komentoi seancën e sotme në Kuvend, ku programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan me 82 vota pro, tha se ajo ishte e mbushur me shkelje të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.

Ai deklaroi se opozita iu drejtua presidentit të Republikës me një shkresë zyrtare që të mos dekretojë ministrat e rinj dhe të mos miratojë seancën. Xhaferri shtoi se opozita nuk do të qëndrojë në heshtje përballë këtyre shkeljeve.

‘Vendimet që janë marr sot kanë dal edhe publikisht që patjetër që kanë qenë të maturuara, dhe ne i jemi drejtuar presidentit të Republikës me një shkresë edhe pse ai është një zgjatim i Edi Ramës që të mos dekretojë ministrat dhe mos të miratojë seancën e sotme dhe në këtë mënyrë ne mund të kërkojmë përsëritjen e seancës. Është edhe diçka, që fjalimin e kryeministrit nuk duhet që ta ndërpres asnjë deputet as nga mazhoranca dhe as nga opozita dhe fjala e tij u ndërpre nga një ministre që është ‘Diella’. Këta e quajnë atë si ministre, nëse ajo s’është ministre atëherë kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita do të kundërshtonte sepse pati shkelje të rregullores, sot duhet të ishte një seancë maratonë dhe nuk ndodhi. Jo për 5 minuta të kalosh seancën më të rëndësishme’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kaosi në Kuvend/ Nënkryetarja e Kuvendit: Opozita sjellje të pahijshme, programi do prezantohet! Baçi: Rama kërkoi konflikt! Xhunga: Berisha bën teatër në Parlament


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?