Gazetari Artur Nura në një intervistë emisionin e mëngjesit ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, foli në lidhje me seancën e djeshme parlamentare e cila zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.
Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se opozita duhet të reflektojë ose ndryshe nuk do të ecë kurrë përpara.
“Si qytetar mbeta i paiformmuar mbi pikëpamjen e Programi qeverisës. Opozita duhet të kuptojë me këtë metodë nuk do të shkojë gjëkundi, sepse gjuha e dhunës nuk afron, por i largon njerëzit. Nëse PD nuk ndryshon strategji është e destinuar të qëndrojë në opozitë për një kohë të gjatë. Kështu është jashtë loje. E para opozita të premtojë që nuk do të prish seancën dhe të tregojë objektivat e saj sipas kushtetutës”, tha Artur Nura teksa shtoi se në qoftë se do të reflektojnë shpreson që mos të përdorin një gjuhë të dhunshme.
Më tej ai shtoi se kryetari PD, Sali Berisha duhet t’i hapë rrugë edhe njerëzve të rinj që mund të kenë ide të ndryshme politike.
“Aty ka edhe njerëz të mençur. Berisha të hapë rrugë, nuk po them të largohet, por mos të frenojë idetë e reja. Kështu Gazment Bardhin e njoh që të ri, por ai vazhdon me metodën e vjetër, për ti bërë qejfin Berishës, i cili kontrollon plotësisht Partinë Demokratike”, tha Nura.
Në fund të intervistës Nura e cilësoi programin qeverisës ‘Rama 4’ si një eksperiment dhe një punë bërë me eksperiencë, veçanërisht edhe nga Rama.
“Diella është një eksperiment i Ramës. Nga mediat botërore u përfol shumë për këtë. Një gjë që nuk e ka bërë Japonia apo Kina e bëmë ne. Duhet të kemi durim për ta provuar”, përfundoi Nura.
Komente
