3 deputetë të Rithemelimit, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë pasi hodhën tymuese dhe krijuan kaos në seancën plenare të ditës së djeshme. Saimir Korreshi i vuri flakën tymueseve duke ‘mjegulluar’ të gjithë sallën e Kuvendit. Megjithatë, socialistët ndoqën rendin e ditës duke miratuar projektligje.
Lajmi kryesor:
Mbushën parlamentin me tym, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 3 deputetë të opozitës: Korreshi mori tymueset nga çanta e Hotit dhe Metaliajt
B.K/ReportTv.al