Ori Nebiaj dhe Dashnor Sula në Parlament, dy emrat e munguar të listave të PD

Politikë

Kaosi në PD/ U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj, ironia e deputetes: Ua lë vendin të rinjve!

12 Mars, 22:01| Përditesimi: 12 Mars, 22:06

  • Share

Listat e kandidatëve për deputetë kanë përçarë edhe më keq partinë Demokratike, pasi kreu i saj ka preferuar më shumë "qëndrestarët" dhe besnikët e tij sesa emrat që përfaqësojnë dhe janë të vjetër në parti.

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është kandidatja e radhës tërhequr nga gara në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.

Me nota ironie, Nebiaj që ishte pjesë e primareve në Tiranë, shkruan se tërhiqet me arsyen për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier. Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj. 


Lajmi kryesor:

Listat e Berishës irritojnë demokratët, i ikin 12 deputetë! Dash Sula: Më përjashtuan se jam ‘SPAK-ist’! Tërhiqet edhe më i votuari i Primareve në Tiranë


A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paridi: 13/03/2025 06:19

    Çfare deputetje ka qenë kjo,pash zotin.Ori jo nuk ka folur,por kjo as nuk ka shkuar ne parlament.Nuk e kuptoj si pretendonte te merrte mandat qyl perseri?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?