Kaosi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Felaj: Të gjitha masat e Arta Markut janë të ligjshme

21 Shtator 2018, 11:29| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 12:02

  • Share

Deputetja e PS dhe njëherazi kryetare e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj, ka komentuar situatën e krijuar në Porkurorinë e Krimeve të Rënda, pas masave të fundit të marra nga kryeprokurorja Arta Marku. Felaj tha se organi i akuzës është institucion kushtetues dhe si i tillë është sovran për vendimet e veta. Sa i takon masave të marra nga Arta Marku për 10 prokurorët “rebelë” të cilët refuzuan shortin për dosjen “Shullazi”, Felaj tha se vendimet e kryeprokurores janë të ligjshme. 

Jemi në mbështetje të organeve ligjzbatuese dhe presim rezultate të ndjeshme. Prokuroria është ogan i pavarur dhe ccdo lloj ndërhyrje do cenonte organet kushtetuese. Unë shoh që ëhstë marr ënjë masë dhe ka pasur një përgjigje për situaten dhe më duketmesa më e natyrshme dhe më e ligjshme për t’u marrë. 

Ermonela Felaj, deputete e PS

Felaj ka komentuar edhe akuzat e opozitës në adresë të Arta Markut. Prokuroria sapo ka mbyllur raportimin në Kuvend.

Opozita ka qenë pjesëmarrëse në mbledhjen e komisionit të ligjeve dhe i ka drejtuar të gjitha pyetjet që ka pasur. Dje kemi miratuar rezolutën.

Ermonela Felaj, deputete e PS

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?