Flamur Noka i ngjesh grushtin gardistit

Penguan zhvillimin e seancës, PS kërkon përjashtimin në Kuvendi të Nokës, Korreshit e Nallbatit

5 Mars, 15:57| Përditesimi: 5 Mars, 16:16

  • Share

Për shkak të kaosit të krijuar në parlament të hënën, që pamundësoi zhvillimin normal të seancës plenare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar që të merret masë disiplinore ndaj 3 deputetëve të grupit të Rithemelimit.

Në shkresën dërguar Sekretariatit të Etikës, kërkohet masë disiplinore për deputetët Bledion Nallbati, Saimir Korreshi dhe Flamur Noka. Ky i fundit, është përplasur fizikisht me punonjësit e gardës, si dhe ka penguar deputetët socialistë të mbajnë fjalën gjatë punimeve të parlamentit.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për të shqyrtuar kërkesën e tyre si dhe për të vendosur masën disiplinore. Nga radhët e grupit të Rithemelimit, deputeti i cili ka marrë masën më të rëndë, ka qënë Edi Paloka, i cili është përjashtuar nga punimet e kuvendit me 40 ditë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?