Dogji rregulloren, Edi Paloka 40 ditë jashtë Kuvendit, 'rekordmen' i të përjashtuarve! Petrit Dodës i 'falen' 20 ditë! PS: U përplas me gardën e shau ministrat

9 Shkurt, 15:19| Përditesimi: 9 Shkurt, 20:08

  • Share

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 40 ditë nga Kuvendi Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën, dy udhëheqësit e kaosit të Rithemelimit në seancën plenare të një dite më parë. 

Paloka bëhet deputeti i parë i Parlamentit që përjashtohet për një periudhë kaq të gjatë, pas miratimit të rregullores së re, duke e çuar në 24 listën deputetëve të grupeve Bardhi-Berisha të përjashtuar më herët sepse nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave.

Në 20 minuta seancë, ditën e djeshme, mbizotëroi sërish kaosi por këtë herë në mungesë të Flamur Nokës, udhëheqësi ishte Paloka. Njësoj si herët e tjera, Paloka ndezi pajisjen zhurmuese duke krijuar kaos. Një prej veprimeve të tij që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur dogji rregulloren e parlamentit.

"Gjithashtu deputeti Paloka i vendosi flakës rregullores së Kuvendit dhe më pas e hodhi në drejtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, duke rrezikuar kështu zjarrvënien në sallë", thuhet në kërkesën e PS drejtuar Sekretariatit të Etikës.

Petrit Doda sapo nisi seanca plenare u konfrontua me punonjësit e gardës pasi tentoi që të çajë kordonin e ngritur prej tyre në foltoren e Kuvendit, ndërsa iu drejtua me tone të larta dhe me fjalë të rënda fyese anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe drejtueses së seancës. 

Një tjetër detyrë e tij ishte që të "ndizte" frymën e kaosit, madje këtë e tentoi dhe me deputetët e PD zyrtare, pasi në një moment shkoi pranë karriges së Enkelejd Alibeaj të cilit iu hakërrye se përse qëndronte ulur me Bashën dhe nuk i bashkohej protestës. 

Një tjetër protagonist i seancës së djeshme ishte Dash Sula i veshur si një punonjës bingoje e duke hedhur euro në mes të sallës, ndihmuar dhe nga deputetët e tjerë të Rithemelimit.

Krahas bilbilëve zhurmues, armaturës së deputetëve të Rithemelimit iu shtuan dhe "mjete" të reja. Në oborrin e Kuvendit, skenarin e kaosit e vijuan deputetët e përjashtuar, me në krye Flamur Nokën. Ky i fundit përdori miell dhe vezë të cilat ua lëshoi efektivëve të gardës dhe sekretarit të përgjithshëm të kuvendit Genc Gjoncaj.

Ndërsa Lulzim Basha, në përpjekje për t’u distancuar nga aksioni i Rithemelimit u fut në sallë 40 minuta me herët, dhe u largua vetëm kur mazhoranca  rrëzoi dy amendamentet e propozuara prej tij, mes të cilave edhe kërkesa për t’I ofruar 50 mln euro mbështetje Kosovës për sigurinë.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 09/02/2024 21:00

    Kur ishim Sterkaj,Doshi ,Ndreu dhe Armando Prenga ky gjyslyksi trim prej kartini ha te dry dhe nuk piptinte ,kruse Tasha i din te urte deputetet socialist dhe bon trimin

    Përgjigju
  • Kasem Gahinjit: 09/02/2024 18:46

    Po ne rast se Paloka ,,pas 40 ditesh i perserit veprimet cdo te behet? A Ka vlere imuniteti per keta terroriste qe nuk pyesin per ligjin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?