Foto ilustruese

Bota

Kapen 10 ton kokainë në Kolumbi, vlera mbi 300 milionë euro! Ministri i Mbrojtës: Sasia më e madhe e kapur këtë vit

24 Nëntor 2021, 10:29| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 10:32

  • Share

Forcat e armatosura të Kolumbisë kapën 10 ton kokainë të martën, dërgesa më e madhe deri tani këtë vit, dhe shkatërruan dy laboratorë droge në kuadër të një operacioni kundër narkotikëve në juglindje të vendit, tha ministri i Mbrojtjes Diego Molano.

Kokaina dhe laboratorët dyshohet se i përkisnin Ushtrisë Nacionale Çlirimtare (ELN- është një grup revolucionar i armatosur i krahut të majtë të përfshirë në konfliktin e vazhdueshëm kolumbian, i cili ekziston në Kolumbi që nga viti 196)u gjetën në një zonë ruralë të komunës Samaniengo, që ndodhet në provincën Narino të Kolumbisë pranë kufirit me Ekuadorin, tha Molano.

“Kjo është ‘goditja’ më e rëndësishem dhe e madhe sa i përket kapjes së kokainës këtë vit. ELN me 10 ton kokainë do të kishte fituar më shumë se 300 milionë dollarë”, u shpreh ministri.

Pavarësisht përpjekjeve dekadat e fundit për të “luftuar”  trafikun e drogës, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit kryesor global të kokainës dhe përballet me presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur prodhimin e saj.

Trafiku i drogës ndihmon në financimin e grupeve të armatosura, që kanq shkaktuar konflikte të rëndë, duke lënë edhe më shumë se 260 mijë persona të vdekur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?