Sot janë sekuestruar 100 kg drogë në Fier, në kuadër të operacionit antidrogë "Hamili", në kuadwr të të cilit janë vënë në pranga 4 persona, mes tyre organizatori Renato (Dritan) Bego, dhe dy gra.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disajavor, kanw kapur në flagrancw: R. (D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier (organizatori i kësaj veprimtarie kriminale). S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndermenas, Fier.
Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër. Ata janw arrestuar gjatw kontrollit në shtwpinw e R.(D). B, në fshatin Hamil.
Gjatë kontrollit të kryer në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 pres metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçikletë me targa të falsifikuara e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57-vjeçarit.