Foto ilustruese

Kapen 1.2 ton kanabis në Greqi, ishte nisur nga Shqipëria! Droga tejkalon vlerën 2 milion euro

13 Tetor 2020, 12:07| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 12:09

  • Share

Policia Bregdetare greke ka kapur një ngarkesë të madhe kanabisi, që është mbi  1 ton drogë.

Sipas informacionit nga mediet fqinje, të hënën në mëngjes (12/10), oficerët e Rojës Bregdetare bastisën një anije që ishte ankoruar në zonën më të gjerë të Marmari ku u gjetën sasi kanabisi që tejkalon një ton. 

Në pranga ka rënë kapiteni i anijes dhe disa të tjerë. Vlera e drogës së kapur tejkalon 2 milion euro.

Anija ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë, nga ku kishte filluar udhëtimin me një destinacion ende të panjohur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?