Pakot e kokainës të sekuestruara

Bota

Kapen 280 kg kokainë në Gjermani, mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë

7 Mars, 08:33| Përditesimi: 7 Mars, 08:35

  • Share

Gjermani-Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga një anije mallrash e Amerikës së Jugut pas një bastisjeje në portin Brake, në lagjen Uesermarsch.

Forcat speciale të Departamentit Qendror të Hetimeve Kriminale në Oldenburg kanë arrestuar 6 persona nga mosha 38 deri në 65 vjeç, mes tyre rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Tre zhytës u arrestuan gjithashtu, të dyshuar se tentuan të rikuperonin kokainën pranë portit të Brake, në Gjermaninë veriperëndimore, që është pjesë e rrjetit të transportit trans-evropian të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, disa persona u arrestuan mëngjesin e së hënës, pas disa kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për import të paligjshëm të drogës në Gjermani.

Vlera e kokainës së sekuestruar kap vlerën mbi 30 milionë euro.

Ky operacion, i realizuar më 3 mars 2025, është pjesë e një hetimi të gjerë që ka për qëllim goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të drogës që operojnë në Europë. Hetimet vazhdojnë, ndërsa katër nga të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?