Sërish drogë në kamionët e 'BanaKing'! Kapen 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, i shpëtoi skanerit, zbulohet nga qentë e anti-drogës! 8 të shoqëruar! (VIDEO)

3 Nëntor 2022, 18:33| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 09:26

  • Share

DURRËS- Një sasi prej 33.5kg kokainë është gjetur mesditën e kësaj të enjteje në Portin e Durrësit. Report Tv mëson se droga është gjetur në kontejnerët me banane të firmës ‘BanaKing’, rast ky i përsëritur pasi nuk është hera e parë që i është gjetur kokainë në kamionët e saj. 

Droga ishte e ndarë në 31 pako, me peshë totale 33.5 kilogramë të vendosura në 2 arka bananesh. Kamioni ku ishte vendosur droga rezultoi i pastër në skaner, por pas informacioneve të sigurta të anti-drogës për një sasi të konsiderueshme, kanë detyruar hetuesit të nisin një kontroll fizik me qen të arkave me banane, nga ku u zbulua dhe sasia e kokainës. Për pasojë, janë shoqëruar 8 persona, pjesëtarë të ‘BanaKing’, por edhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit. Ndërkohë, në Portin e Durrësit 84 kontejner e 'BanaKing' po i nënshtrohen kontrollit, teksa pritet të skanohet edhe kamioni, pasi ka dyshime se ka sasi të tjera. 

Itinerari
Report Tv ka mësuar edhe itinerarin që ka ndjekur anija. Ajo është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port për 21 tetor. Në këtë datë, është nisur drejt Shqipërisë, ku ka mbërritur në Portin e Durrësit më 28 tetor, e ndërsa zbulimi i drogës është bërë, sot 3 nëntor.

Drogë në kontejnerët e ‘BanaKing’, rast i përsëritur
Kjo nuk është hera e parë në kontejnerët me banane të Kompanisë ‘BanaKing’ është gjetur drogë. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta

Edhe SPAK në Portin e Durrësit
Operacioni i quajtur ‘Again’, u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, teksa në vendngjarje kanë mbërritur edhe prokurorë të SPAK.

Ora 21:54
33.5 kg kokainë të kapura në Portin e Durrësit/ Ministri: Dëshmi e luftës pa konpromis përballë krimit të organizuar

1667501315_Screenshot2.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për kokainën e kapur në Portin  e DurrësiT. Ai thotë s eky operacion është dëshmi e luftës pa konpromis përballë krimit të organizuar. 

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa konpromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.  

Ora 19:41
Kokaina në Portin e Durrësit, shoqërohen 8 persona, droga e ndarë në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘BanaKing’

 

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga droga e gjetur në Portin e Durrësit. Mësohet se janë shoqëruar 8 persona. 

"Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Operacioni vijon", thuhet në njoftim. 

Ora 19:29
FOTO Ekskluzive/ Ja si ishte fshehur kokaina në një kuti me banane të papjekura

Report Tv sjell foto nga sasia e drogës në Portin e Durrësit. Siç mund të shihet, droga ishte futur në mes të një kutie me banane. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ganiu: 04/11/2022 09:43

    Po normale eshte sa kohe dogana dhe skaneri jame thellesisht te koruptuar me ze dhe figure.

    Përgjigju
  • Shkodrani-belgjike: 04/11/2022 08:31

    Si ka mundsi qe skaneri se kap drogen, apo nuk shofin kontrolloret se eshte e vogel sasia, shteti paguan miliarda, per skaner, kjo eshte nje deshmi qe te prishet kontrata me ta.

    Përgjigju
  • Andi: 03/11/2022 19:17

    Shteti do te vej para drwjtesise shoferin e shkrete dihet muhabeti

    Përgjigju
  • emri: 03/11/2022 18:48

    keto jane te perditeshme tashme.leket e pista hyjne githe kohes aty ... keto jane thjesht therime qe kapin keta viktimat ne port. Sepse duhen lek me lal duhen shume lek! si tha lypsi tek i afrova dicka per te ngrene(nderkohe qe kishte kerkuar dicka se kishte uri): jo me lal duhet LEK ...po pate ... LEK!

    Përgjigju
  • veri: 03/11/2022 18:44

    kjo kompani qe mban emrin banana-king dhe qe sjell droge ne shqiperi ,,,duhet te mbyllet,,shteti dihet ti anuloi licensen,,,,pale na ben dhe reklame ne televizor...

    Përgjigju
    • Kjgj: 04/11/2022 02:21

      Ahahaha ne habitemi si vazhdon ndoshta esht dor me shtetin ju kap 33 dhe u kalon 500 krah tjeter?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?