Kronikë

Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)

31 Dhjetor 2024, 09:20| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 09:47

  • Share

MURIQAN- Një sasi prej 3.4 kg kokainë është sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit, ndërsa drejtuesi i furgonit ku transportohej droga është arrestuar. Në furgon u gjetën gjithashtu 60 shishe pije alkoolike dhe një televizor, që dyshohet se ishin kontrabanduar.

Gjatë operacionit u arrestua Adriatik Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili drejtonte furgonin ku u gjetën droga. Siç shihet edhe në video, droga ishte e ndarë në tre pako dhe i riu e kishte fshehur në tavanin e makinës. Policia ka ushtruar kontroll në makinë me qen antidrogë, çka çoi edhe në zbulimin e drogës së fshehur në tavanin e makinës.

“Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurt të shtetasve, si dhe eliminimin e radhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Adriatik  Rrasa, 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje”, njofton policia.

Automjeti, lënda narkotike dhe mallrat e kontrabanduara u sekuestruan nga policia si prova materiale. Operacioni, i koduar “Pakot”, u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Kontrollet me qen anti-drogë dhe kokaina e fshehur në tavanin e makinës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?