Kanabisi i kapur në Bllatë të Dibrës

Kamioni me kanabis në Bllatë, Gjunkshi: Policia fshehu ngjarjen, priti të bëheshin të gjallë pronarët pastaj ta publikonte

7 Gusht 2020, 09:47| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 09:53

  • Share

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka reaguar në lidhje me kapjen e 370 kilogramë kanabis sditën e djeshme ne doganën e Bllatës në Dibër. Ai thotë se policia fsheh parcelat me kanabis dhe ndryshon shifrat. Rasti i djeshëm sipas tij u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë, pasi u prit që të bëheshin të gjallë pronarët.

Postimi i plotë i Xhemal Gjunkshit:

Bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike! Konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës që po gëlon në të gjitha anët nga deti e nga toka ...! Ditën e djeshme u kap në doganën e Bllatës një sasi prej 370 kg kanabisi, por edhe pse u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë vetë pasi e bënë publike mediat. Kuptohet pritën të bëhen të gjallë pronarët, se si gjithmonë shoferi do e pësonte ! Si gjithmonë policia "ndoshta" deshi ta fshehte ngjarjen apo të ulte kilogramët... ...ashtu siç fshehu parcelën me rreth 300 rrënjë kanabis që u gjet në zabelet (kodrat) e Staravecit! ...ashtu siç po lejojnë parcelat në malet e Selishtës ....ashtu siç po fshehin parcelat përgjatë luginës së Drinit nga Luznia , Çetushi , Muhurri, Fushë Alia e Zall Dardha. A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë ?  Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve !

Kujtojmë se ditën e djeshme kamioni me 370 kilogramë drejtohej nga 26-vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë dhe droga si destinacion kishte Maqedoninë e Veriut.

Komento

Komente

  • Iris: 07/08/2020 23:31

    O idiot Gjunkshi, sigurisht qe policia do priste te shfaqeshin pronaret.C'vlere kishte shoferi?!Ata duheshin kapur,C'fare donit ju qe policia te dekonspironte operacionin sic beri z.Basha me Tojota -Yaris ne parlament qe dhe sot nuk jane te qarte origjina e destinacioni I saj,fale TELLALLIT tuaj? Per mendimin tim edhe mediat duhet te prisnin pak.

    Përgjigju
  • Çeçenia qeneria: 07/08/2020 11:33

    Xhemal Gjunkshi, bajga e skrapit, njeriu qe pagoi 100 mije euro shkelzen berishen per tu bere shef shtabi. Fshatar i piset dibre

    Përgjigju
  • qiparizi: 07/08/2020 10:04

    o drejtues te prtive, vetem kanabisi mjekesor e mban gjalle kete popull se keni 30 vjet qe e shperfytyruat popullin shqiptar, as pune as projekte zhvillimi vetem shesin dhe blejne njeritjetrin. Hshtni nje here qe te shohim qe eshte me mire pa politike se sa me juve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?