Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të transportimit të drogës në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, Thumanë.
Enea Tahir dhe Besnik Shabani ( shoferi dhe pasagjeri) ranë në prangat e policisë pasi në automjetin që po lëviznin blutë gjetën 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis (60 kg).
Kanabisi dyshohet se ishte kultivuar në zonën e Shkodrës. Dy të arrestuarit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje, kishin si rol transportin e kanabisit nga Shkodra drejt Korçës. Lënda narkotike e ndarë në pako 1kg dyshohet se do të trafikohej drejt Greqisë.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale 'Prodhimi dhe shitja e narkotikëve', kryer në bashkëpunim.
Lënda narkotike dhe makina u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 37 vjeç dhe B. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Foto: Enea Tahir dhe Besnik Shabani
Report Tv ka siguruar fotot e dy të arrestuarve që u kapën në Thumanë teksa po transportonin me automjet 60 kilogram kanabis.
Sipas burimeve Enea Tahir dhe Besnik Shabani (shoferi dhe pasagjeri) dyshohet se do e trafikonin drogën drejt Greqisë.
Komente
