Policia e Korçës në kuadër të operacionit policor të koduar "Plloça", në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve.
“Drejtuesi i automjetit, pasi konstatoi praninë e Policisë, shtoi shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, përplasi automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas braktisi makinën dhe u largua me këmbë në një terren malor,” njofton Policia.
8 emigrantët, që ndodheshin në automjet, tentuan të largoheshin, por u kapën disa metra më larg nga shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera, u identifikua drejtuesi i automjetit, se 26-vjeçari K. F. alias K. P., banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas njoftimit të policisë vijon puna për kapjen e tij.
Komente
