892 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit! Gjoni: 1.1 mln euro dëm shtetit (FOTO)

6 Mars 2020, 17:43| Përditesimi: 6 Mars 2020, 18:34

  • Share

TIRANË- Një sasi prej 892 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër. 

Këto paketa të llojit "President Slims" ishin destinuar të hidheshin në tregun shqiptar, por pa paguar detyrime doganore, duke i sjellë një dëm shtetit prej 140 mln lekë ose 1.1 mln euro. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, në një konferencë për mediat nga Ministria e Financave, bëri me dije se e gjithë ngarkesa ishte e pa pajisur me pullë fiskale apo të një shteti tjetër, e për pasojë e gjithë sasi është sekuestruar, por nuk ka informacione për persona të vënë në hetim apo të arrestuar.

"Strukturat e administratë kanë sekuestruar 892 mijë paketa cigare në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Strukturat e doganave kontrolluan në kamion, ku ishte kjo sasi e llojit President Slims. E gjithë ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale apo të një shteti tjetër. Nëse do hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore kap vlerën që duhet të paguhej, 140 mln lekë ose 1.1 mln euro. U referua rasti në Prokurorinë e Shkodrës. Në bashkëpunim me prokurorinë në Shkodër, por kryhen veprime hetimore. Ky nuk është rasti i parë, sidomos për mallrat që paguajnë akcizë", tha Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 22:06

    Bravo policia, d ë rr m o n i mutrat fshatarë!

    Përgjigju
  • Migjeni: 06/03/2020 20:55

    Kan zot doganat tani s.jan me si ne kohen e Sali rrumpalles.bravo drejtor Gjoni

    Përgjigju
    • Andi: 09/08/2020 22:48

      Gjon kontrabandisti. edhe 20 euroshat po i kerkon te zyra. na mbyti, na griu. Gjon 20 euroshi gomisti.

  • Santa Quaranta: 06/03/2020 20:28

    Shkaterroni skemat e policise kufitare dhe doganes ne pkk ne Shqiperi dhe dio te rriten te ardhurat 2000%!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?