Kronikë

Kapen duke transportuar dru pa leje, pranga dy personave në Pogradec

9 Nëntor 2021, 14:12| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:22

  • Share

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Pogradec pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Sipas Policisë, janë sekuestruar 30 sterë dru zjarri pa leje dhe 2 automjete që shërbenin për t’i transportuar.

Sakaq, në pranga kanë përfunduar S.M., 38 vjeç dhe M.Sh., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë
Goditen dy raste të veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 30 m sterë dru zjarri pa leje dhe 2 automjete që shërbenin për t’i transportuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në kuadër e zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën dy raste të tjera si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. M., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec dhe M. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, pasi këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në fshatin Çezmë, Pogradec, me dy mjete kamion tip “Benz”, duke transportuar secili nga 15 m sterë dru zjarri pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet dhe sasia e lëndës drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?