Foto ilustruese

Kapen duke vendosur lloto në lokal, arrestohen dy persona në Berat! Procedohen penalisht tre të tjerë

8 Dhjetor 2021, 15:33| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 16:56

  • Share

Dy persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht në Berat pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online.

Mësohet se në pranga kanë rënë Lulzim Veliaj, 53 vjeç, dhe Florjan Koreci, 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të Veliajt u konstatua duke vendosur lloto Koreci.

Ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për të njëjtën arsye, A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal.

Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat dhe Stacionin e Policisë Dimal konstatuan dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, banues në lagjen "Donika Kastrioti", Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Dimal proceduan penalisht shtetasit A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit A.K, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasit V.B dhe D.P.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • vironi: 08/12/2021 23:26

    Ne Tirane bixhozi lulezon haput fare sidomos ne lokale e neper bilardo por policia nuk shikon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?