164 mln lekë akcizë të paguar/ Kapen dy konteinerë me cigare kontrabandë në Durrës! Me origjinë nga India

21 Tetor 2020, 12:52| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 15:16

  • Share

TIRANË- Mbi 1 milionë paketa cigaresh nga India janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit. Lajmi është bërë i ditur nga Gent Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në konferencën e tij të parë në krye të këtij institucioni pas marrjes së detyrës

Ai bëri me dije se këto paketa që po të hidheshin në treg kapnin vlerën prej  168 mijë eurove ishin pa pullë fiskale shqiptare apo të ndonjë vendi tjetër.

Ato ishin fshehur në dy konteiner, ku detyrimi doganor duhet të shlyenin ishte në 164 milionë lekë.

Deklarata e plotë e Gent Gazhelit
Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej më shumë se 1 milion paketa cigare në Portin e Durrësit. 
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të ngarkesës, strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontenierë të dyshuar, ku rezultoi  ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare  me origjinë nga India.
Vlerësoj se kjo është dhe në sajë të një bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në kohë reale me partnerët ndërkombëtarë.
E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme,  mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)
E gjithë sasia u sekuestrua dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”  të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës.

Më lejoni që në këtë dalje të parë timen në pozicionin e  Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, të përcjell  një mesazh për të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë, se Strukturat e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë.
Objektivi ynë është tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve.
Çdo punonjës i Administratës doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi  dhe një klime të favorshme  për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.

Cigaret kontrabandë të kapura në Durrës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 21/10/2020 18:31

    LeGentiiiiii, o LeGentiiiiii, doli detyrimi me i madh se vlera ne treg! Dhe juve publikojeni komentin mos ju dhimbset komenti per LeGentin.

    Përgjigju
  • Latif: 21/10/2020 17:30

    Or LeGenti, po na thua qe vlera qe do perftohej ne rast dalje ne treg do ishte me e ulet se detyrimet doganore???? Nderkohe qe cmimet e cigareve pa pulle jane pothuajse ose dhe me te shtrenjta se cigaret me pulle. Mesa duket do e kesh kap Ramen ne nje nga ato momentet qe po i binte dajres kur te ka emeruar. Ca me euro e ca me lek, unifiko shifrat or pall!

    Përgjigju
  • Oshee: 21/10/2020 14:34

    Ky te kap ky. Ky skap dot gruan e vete, te kapi cigaret pa pull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?