Kronikë

Kapen dy të rinj në Korçë me automatik dhe një çantë me fishekë

13 Prill 2019, 12:48| Përditesimi: 13 Prill 2019, 12:49

  • Share

Një person është arrestuar në Korçë për armëmbajtje pa leje, ndërsa një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë. Pas informacionit nga qytetarët, 20 vjeçari me inicialet R.L. u arrestua në Pirg, ndërsa një 17-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas policisë, dy të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?