Kapen hajdutët e çantave luksoze, shikoni çfarë filmuan kamerat e sigurisë

25 Dhjetor 2023, 13:41| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 14:21

  • Share

Tre 60 vjeçarë, një boshnjak, një slloven dhe një malazez ishin bërë grup dhe vidhnin dyqane luksoze në Itali. Dy prej tyre kujdeseshin që të tërhiqnin vëmendjen shitësve ndërsa i treti kujdeses që të kryente vjedhjen.

Të tre ranë në grancë pasi tentuan të vidhnin një dyqan luksoz në Milano, në zonën Garibaldi.

Kamerat e sigurisë filmuan si tre burrat hynë një nga një në dyqan. E ndërsa dy hiqen si klientë duke kërkuar të provojnë pallto për ti tërhequr vëmendjen shitësit, i treti afrohet afër vitrinave ku janë çantat me vlerë 2300 euro dhe e fsheh një poshtë palltos.

Vjedhja ndodhi disa ditë më parë. Policia Italiane ka arrestuar një 67 vjeçar boshnjak, një 62 vjeçar slloven dhe një 66 vjeçar malazez. Të tre me precedent në vjedhje. Atyre iu gjet dhe dy mjete të cilat heqin sinjalin materialeve të vjedhura.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?