VIP & Spektakël

Kapen mat! Dy ish-kunatat bëjnë paqe pas disa vitesh (FOTO)

13 Shtator 2019, 21:49| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 21:56

  • Share

Këngëtaret dhe njëkohësisht ish-kunatat, Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë. Dy artistet kanë pohuar shpeshherë publikisht se nuk ishin mike, por as armike. Megjithatë deklaratat e vazhdueshme të Robert Berishës kundër Tunës duket se i kanë trazuar mjaftueshëm ‘ujërat’ midis tyre. Pas shumë spekulimesh lidhur me raportin e dy këngëtareve, Tuna dhe Nora janë fotografuar së fundmi në një lokal duke pirë diçka së bashku me Valdrin Sahitin. Dyshja ka qëndruar atje për disa minuta dhe më pas janë larguar.

Mesa duket këngëtaret kanë arritur të kuptohen me njëra-tjetrën, pas një periudhe të gjatë mosmarveshjesh. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Berisha bëri publik faktin se ai dhe Istrefi i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 13-vjeçare.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?