Dy të rinj, 18 dhe 26-vjeç, janë arrestuar nga policia në Kamëz pasi u kapën me një çantë të dyshuar me kanabis. Ata u ndaluan në fshatin Zall Mner dhe brenda çantës u gjetën 675 gramë kanabis.
Sipas policisë, dyshohet se dy të rinjtë po e transportonin për ta shitur në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “The bag”.
U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
