Kronikë

Kapen me 4 çanta plotë me kanabis, arrestohen 2 shqiptarët në kufirin shqiptaro-grek

14 Tetor 2019, 22:19| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 22:25

  • Share

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi janë kapur me një sasi prej 55 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kostur dhe sipas informacioneve shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 34 dhe 35-vjeçe.

Ata janë kapur në një zonë të pyllëzuar dhe drogën po e transportonin me 4 çanta që përmbanin 44 pako kanabis.

Të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 celularë me 3 karta SIM. Kohët e fundit në Greqi janë sekuestruar qindra kg kanabis që tentohej të trafikohej nga shqiptarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?