Kronikë

Kapen me pistoletë në lokal, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan

11 Nëntor 2021, 10:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 12:30

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi njëri akuzohet për 'armëmbajtje pa leje' ndërsa tjetri për 'moskallëzim krimi'.

Në pranga kanë rënë 31-vjeçari me inicialet E.D., dhe 22-vjeçari me inicialet E.C., të dy banues në Librazhd.

Sakaq, policia njofton se arrestimi i dy personave është bërë në një lokal në Elbasan, ku gjatë kontrollit fizik të 31-vjeçarit u gjet dhe arma e zjarrit.

Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi. Arrestohet dhe 1 tjetër shtetas, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin shtetasit E. D. dhe E. C. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit  E. D., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?