Kronikë
Top 24

Kapen me shkelje 'Akreditimet në Shëndetësi', çohet në prokurori drejtori i burgut të Vlorës

10 Prill 2019, 13:06| Përditesimi: 10 Prill 2019, 14:06

  • Share

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi gjatë raportimit javor të rezultateve të luftës kundër korrupsionit se Task Forca Anti-korrupsion ka gjetur me shkelje Drejtorinë e Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore duke kërkuar vërejtje për drejtorin, përgjegjësin dhe 7 specialistë të këtij institucioni.

"Nga kontrolli janë gjetur parregullsi në mbajtjen e dokumenteve në mospërputhje me ligjin në procedurat e akreditimit të institucioneve shëndetësore. Janë rekomanduar 9 masa, vërejtje për drejtorin e institucionit, përgjegjësin dhe 7 specialistë të akreditimit dhe të drejtave të pacientit. Janë marrë masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit" deklaroi ministrja.

Gjithashtu është dërguar për ndjekje penale drejtori i burgut të Vlorës dhe disa punonjës të tjerë për falsifikim dokumentesh

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Landi: 10/04/2019 23:17

    Do ja kene futur se Iliri nuk para meret me keto gjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?