Kapen në Brazil 617 kg kokainë e pastër me vulën e 'K. F. Elbasanit' (VIDEO+FOTO)

1 Tetor 2019, 19:27| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 22:51

  • Share

Sekuestrohet në Brazil një sasi rekord kokaine, 617 kg e pastër, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti. Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë.

Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua. Dy nga të arrestuarit, po shoqëronin kamionin me kokainë. Shqiptarja.com sjell pamjet e operacionit ku u sekuestrua kokaina dhe vendi ku ishte fshehur në kamion.

Shoferi ka treguar se do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës. Autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin dhe kush ishin porositësit e kokainës. Operacioni ku u sekuestrua kokaina është realizuar në datë 2 shtator, ndërsa 15 ditë më vonë në Greqi u zbulua ngarkesa tjetër nga Amerika e Jugut me destinacion Elbasanin, 137 kg (lexo këtu).

Kjo ka bërë që ekipi, që militon në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar të jetë akoma në pronësinë e Arben Lazes dhe bashkisë së Elbasanit. Laze është një emër i njohur në Elbasan, por jo vetëm për sportin, pasi disa vite më parë u arrestua së bashku me vëllanë për trafik droge, por më pas mori pafajësinë, ndërsa vëllai Fatjon Laze vuajti dënimin. Gjithsesi e kaluara nuk do të thotë se Arben Laze ka lidhje me sasinë e drogës që u sekuestrua në datë 2 shtator në Brazil.

 

 

 

Komento

Komente

  • O Labusher: 02/10/2019 09:07

    Kur flasin edhe kto Labushët qe vetem llafe bejne gjithe diten harrojne grate e tyre neper shpija dhe merren me elbasanin. Ik o te mjer beni dicka per jeten tuaj dhe lerini elbasanin shkodren

    Përgjigju
    • mirditor: 02/10/2019 10:28

      E din si jeni ju elbasonllinjt Tja u hash grat fare hahaha

  • Une: 02/10/2019 00:17

    Seç ndjeva nje krenari te çuditshme kur pashe stemen e elbasanit deri ne brazil

    Përgjigju
    • Vl: 02/10/2019 00:31

      Po normal u ngjit gjaku u ha b...a

    • Labi: 02/10/2019 00:29

      O shoku un normal je ndjer krenar gjith travestit e elbasanit kan ber koperim me brazilin si e ekipet e futbolit

  • eldi: 01/10/2019 22:47

    bobo porosia e a.c padrinos elbasan

    Përgjigju
    • Tirona: 02/10/2019 00:18

      Po jo mo plak sjanketa a c se keta ishin ne gjyq pak dit me par skishin koh me shkuh brazil

    • O eldi: 01/10/2019 23:59

      Kush esht padrinua elbasanit

  • Kafsha: 01/10/2019 20:35

    Hahahahahahaha imagjinoni tani ç ka për të ndodhur... do fillojnë tani të shqepin bethët e njëri-tjetrit. Avash-avash po pastrohet mutëria! Hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • toni: 01/10/2019 20:29

    marka eshte premtim themi ne boten e biznesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?