Kronikë

Lëviznin me 'Audi A8' të blinduar dhe të armatosur me pistoleta e thika, arrestohen tre fierakët

20 Dhjetor 2019, 09:31| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 13:49

  • Share

FIER-Tre persona me rrezikshmëri sipas policisë janë arrestuar në fshatin Çlirim në një makinë të blinduar, e cila është sekuestruar së bashku me 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 armë të ftohta. Të arrestuarit janë;

Rudolf Lazëraj 20 vjeç drejtuesi i mjetit
Shkëlzen Kajliç 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje
Admir Berisha 35 vjeç

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Çlirim, Fier në mjetin e blinduar 'Audi A8', i cili drejtohej nga Rudolf Lazëraj poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur Shkëlzen Kajliç u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehra me 24 fishekë.

Gjatë kontrollit personal, 20-vjeçarit Rudolf Lazëraj iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 35-vjeçarit Admir Berisha u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Në total u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehra me 24 fishekë, 2 thikat dhe automjeti i blinduar Audi A8. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Pistoletat e sekuestruara nga policia

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 20/12/2019 21:58

    Te kujt ishin keto?

    Përgjigju
  • Kavajsi Robdele-punuari: 20/12/2019 12:55

    Minjë fierake

    Përgjigju
    • Big: 21/12/2019 08:58

      O astrit o k.. Me zile. Kush njihen qe nxjerrin grate e kushurirat neper semaforat e evropes, kavajsit apo fieraket. Pyet nje here dhe do ta marresh pergjigjen

    • Astrit: 21/12/2019 01:18

      O ty kavajs te sherdheft deri ropt qe jeni ter pedera po ata cuna nhadh te vet e firakt mbahen djem me bole si kta trima qe ishin

    • Big: 20/12/2019 19:20

      Kavajsit burra Kane qene perhere. Burra me norma e me zakone. Jo si ju fieri qe nxirrni grate e kushurirat neper semaforet e Europe's

    • Fieraku: 20/12/2019 16:12

      Kavaja kur u bet bura ju ju jeni si zogu i tirones

  • O medakuuuu: 20/12/2019 10:56

    Ikap ku ligji ri keto ... me 15 vjet heqe lirije per armbajtje paleje Apo osht vetem per fukarejt hahahahaha

    Përgjigju
  • : 20/12/2019 10:08

    Ku e bojne kualidimin e makinave te blindume???

    Përgjigju
  • Fieri: 20/12/2019 09:42

    Nuk ka prova as fakte te dalin cunat hahaha gjukatat tona paguan eurot e te nxierrin me saze ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?