Sasia e kapur e drogës

Kapen rreth 95 kilogramë marijuanë në Tuz të Malit të Zi, erdhi nga Shqipëria, arrestohet shqiptari

30 Shtator, 17:01| Përditesimi: 30 Shtator, 22:53

  • Share

Rreth 95 kilogramë marijuanë është sekuestruar nga policia malazeze në rajonin e Tuzit, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar me inicialet M.U.

Operacioni për zbulimin dhe konfiskimin e lëndës narkotike është nisur dhe kryer nga Policia Kufitare e Podgoricës, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në rajonin Nabom - Traboin, në Tuz.

Sipas mediave të huaja, Policia ka kontrolluar automjetin që drejtohej nga i riu duke gjetur në bagazhin e tij katër pako të mëdha me marijuanë, me peshë totale rreth 95 kilogramë.

Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit.

Sakaq i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?