Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, duke finalizuar në arrestimin e 4 personave.
Në pranga kanë rënë Armet Latifaj 25 vjeç, Gëzim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç dhe Jastin Zaimi 18 vjeç, të dy shtetas grekë.
Latifaj dhe Pashaj ishin shpërndarësit e kokainës, të cilët u kapën në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”. Atyre u gjet një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë. Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të dy shpërndarësve, u arrestuan për moskallëzim krimi.
Më tej, nga hetimet ka rezultuar se Armet Latifaj dhe Gëzim Pashaj përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e policisë.
Vlera e 1 kg kokainë të sekuestruar është rreth 28 mijë euro nëse shitej në doza të vogla.
Grupi i trafikantëve të kokainës po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.
Ndërkohë, Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, po hetohen nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Tëins”.
U kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë, vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celular dhe një shumë parash.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tëins”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.
Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mësuar se grupi i trafikantëve të kokainës po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.
30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar më përpara për drogë në Zvicër. Gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Ai kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij, grekun Petros Koronoias dhe Jastin Zaimin, në lokalin në rrugën "Myslym Shyri", vend ku Pashaj la takim me Armet Latifajn për t’i dhënë sasinë e kokainës.
Vlera e kokainës së kapur prej 1 kg është 28 mijë euro, nëse shitej në doza të vogla.
Makinat tip Benz C-Class ngjyrë e bardhë përdoreshsin qëllimisht të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që po të ndiqeshin nga policia, të krijonin konfuzion dhe ngatërresë, skemë që rezultoi e pasuksesshme.
Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, të arrestuar, janë akuzuar për moskallëzim krimi, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e tyre nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal.
Komente

Po ti shikosh me vemedje spacatore ne darke perdorin monopatinat sepse manovrojne shpejt neper rrugica plus jan te manovrueshen she tek semaforet e kuq.
Përgjigjuaty tek myslym shyri eshte bere si qender e trafikanteve te droges....policia i di dhe ben sikur nuk i sheh....
Përgjigju