Një tjetër person i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Tropojës.
Uniformat blu bëjnë me dije se është ndaluar M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj, i cili ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale ‘Dhuna në familje’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente
