Sasia e drogës së sekuestruar

Kosova & Rajoni

Kapet 4.3 ton kanabis në një kontejner në Portin e Pireut në Greqi

22 Prill 2021, 21:58| Përditesimi: 22 Prill 2021, 22:03

  • Share

Një sasi prej 4.3 ton kanabis është sekuestruar ditën e sotme në portin e Pireut në Greqi me një vlerë që arrin 33 milion euro.

Mediat greke njoftojnë se sasia e kanabisit u gjet në një kontejner.  Në 14 prill kontejneri kishte ardhur nga Libani, tranzit në Greqi me destinacion final Bratislavën.

Ngarkesa ishte planifikuar të nisej në 20 prill me tren nga Maqedonia Veriore, Serbia dhe Hungaria, me një destinacion përfundimtar në Bratislavë, Sllovaki.

Sasia e drogës së sekuestruar

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?