Kapet duke transportuar drejt Tiranës 8 emigrantë afganë, në banesë i gjejnë dhe viça kontrabandë

19 Gusht 2023, 13:41| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 13:51

  • Share

Transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Gramos Hoxha u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Roads” në aksin rrugor Plepa-Durrës

“Ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, me automjet, drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi” informoi sot policia e Durrësit.

Dyshohet se ai merrej dhe me kontrabandën në Shqipëri të bagëtive të imëta, pasi afër banesë së tij në Lushnje u gjetën  82 viça.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të tij.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?