Foto ilustruese

Kapet duke transportuar dru pa leje, nën hetim i riu në Ersekë! Policia arreston një 18-vjeçare, ja për çfarë akuzohet

14 Janar 2022, 11:34| Përditesimi: 14 Janar 2022, 11:36

  • Share

Policia e Korçës ka arrestuar një person ndërsa një tjetër është nën hetim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 18-vjeçarja B.O., është arrestuar pasi gjykata e ka dënuar të renë me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa 31-vjeçari D.A., banues në Ersekë, u kap nga policia duke transportuar transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje. Për të riu policia ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë. Mbi 31-vjeçarin rëndon vepra penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë
Ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim B. O., 18 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 26.10.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisaraiati i Policisë nr. 4, Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në fshatin Taç, Ersekë, ky shtetas u kap me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?