TIRANË - Policia ka arrestuar 57-vjeçarin R. H., i dënuar më parë për vjedhje, si autor të 5 rasteve të vjedhjes së kasafortave të bizneseve dhe banesave.
Në kuadër të operacionit “Safe Box”, shërbimet e Komisariateve Nr. 2 dhe Nr. 3 zbuluan se ai kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në muajt e fundit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan mjete të forta që dyshohet se përdorte për të hapur kasafortat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl Frashëri”;
-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”;
-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie;
-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave;
-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komento
Komente
