Lënda narkotike e sekuestuar

Kapet kamioni i mbushur me kanabis në Mal të Zi, vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion përfundimtar Gjermaninë

15 Janar 2022, 13:51| Përditesimi: 15 Janar 2022, 14:59

  • Share

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nuk dihet ende, ndërsa bëhet me dije se u gjet në një kamion me targa shqiptare.

Sipas mediave malazeze, lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do kalonte transit në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

Ngarkesa në kamion ishte deklaruar si 'barëra medicinalë', por pas kontrolleve të policisë malazeze u gjet kanabisi i fshehur mes një sërë bimësh të tjera të thata.  

Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

Lënda e sekuestruar në kamion

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?