Kapet me 6 kg kokainë dhe 20 mijë euro në makinë, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës në Itali

10 Maj 2023, 19:00| Përditesimi: 10 Maj 2023, 19:14

  • Share

Një trafikant shqiptar është arrestuar në Itali në Le Budrie në Bolonja, pasi është kapur me kokainë në makinë.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçarit shqiptar, banues në komunën Reggio Emilia, në bagazhin e makinës, brenda një çante shpine, iu gjet gati 6 kilogramë kokainë dhe rreth 30 gramë mariuanë si dhe një armë.

Po ashtu brenda çantës iu gjetën edhe 20 mijë euro borxh. Së bashku me të u arrestua edhe një 46-vjeçar tjetër shqiptar, dhe ky me precedent në trafikun e drogës.

Gjatë kontrollit më pas brenda shtëpisë së tyre, policia italiane gjeti mbi 2 kilogramë e gjysmë hashash dhe një shumë prej rreth 10 mijë eurosh cash. Paratë u gjetën brenda një sirtari të komodinës së dhomës së gjumit. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?