Foto e drogës së sekuestruar

Kapet me 97 kg kanabis në Mal të Zi, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

20 Mars 2023, 20:25| Përditesimi: 20 Mars 2023, 20:37

  • Share

Policia kufitare e Ulqinit ka sekuestruar 97 kilogramë kanabis sativa, teksa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar. 29-vjeçari me inicialet K.P. u konstatua në afërsi të zonës së Darzës, teksa po me një automjet tip “Skoda” me targa shqiptare.

Fillimisht ai ka ndaluar dhe i është bindur urdhrave të policisë, por krejt papritur ka nisur automjetin duke dëmtuar në pjesën e këmbës edhe një efektiv policie. Pas incidentit blutë e Malit të Zi janë vënë në ndjekje dhe më pas kanë gjetur automjetin tip “Skoda” në afërsi të qytetit bregdetar të Kruçës, në gjendje të hapur. Përmes veprimeve të mëtejshme të policisë atje, është gjetur edhe një automjet tip “Passat” në Klezmë, po ashtu me targa dhe drejtues shqiptar një 30-vjeçar me iniciale A.H., i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i të parit, i cili është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve me qen është arritur të gjendet edhe lënda narkotike, e cila ishte hedhur dhe larguar nga makina tip “Skoda”.

97 kg kanabis sativa bëhet me dije se ishin shpërndarë në 163 pako, të cilat janë dërguar në laborator për t’u ekzaminuar. Lënda narkotike dyshohet se ka origjinën nga Shqipëria, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të plotë gjithë itinerarin e saj të plotë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?