Është arrestuar në Durrës, Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”. Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit njihet si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit.
“Shqiptarja.com” mëson se arrestimi i “Mond Çekiçit”, është kryer nga skuadrat e policisë së Durrësit dhe se deri në këto momente, Edmond Keçi, po mbahet në ambientet e policisë, për të dalë në ditët në vijim përpara gjykatës me qëllim njohjen me masën e sigurisë. Ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.
“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Në një raport të ministrisë së brendshme të botuar në vitin 2016 në gazetën “Shqiptarja.com” thuhej se “Mond Çekiçi”, është pjesë shoqërore me Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë. Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.
Patjeter qe do votoj , duhet te dalim te gjithe kunder diktatures ne menyre qe mos te vendosin per Shqiperine nje grup servilesh
PërgjigjuUn thash se ishte ben koci...i paska mor ne dore mondi hallet e shpis...maje pistoleten o mond se te duhet...edhe ti i ke hy hadheve te mdhoja...
PërgjigjuBeni ka vdek ka koh pas rrafmet
Urgjent tek gjinekologu per test shtatzanie.
Përgjigjulirohesh vetëm po të doli testi i shtatëzanisë pozitiv hahaha
PërgjigjuE paska spiunuar shoku i vet lul berisha (kosovar hesapi gjith jeten duke spiunuar ngelen)
PërgjigjuE thene kjo nga nje pinjoll spiunash ku spiunlliku eshte futur aq keq ne adn saqe ska operacion qe jua heq nga lekura eshte shume pak e besueshme o sternip 75 lekshash apo sti kane treguar gjysherit e tu ne shqiperi sa paguheshin per cdo spiunim te dega e brendshme?Kosovaret qe kur erdhen ne shqiperi i mesuan keto taktika spiuniki nga vllaznit shqiptar.
hahaahaha, po me bast qe neser mjes del mondi. Mondi qe ju thoni problematik osht bo biznesmen ku administron kompani ne sheshin e terminaleve ne port, osht shok i ngushte me Blendi Klosin dhe ka marre ne administrim shume gjojna nga Gjush xhuxhi. E di gjithe durrsi qe mond çekiçi ka fut sistematikisht edhe tbardhe nga ekuadori duke shfrytzu kompani te ndryshme, nen djenine dhe te SHIK-ut dhe gjithashtu ka dore ne shume krime ne durres dhe jo vetem. Kur doli arrest shpije ajo shurra Fjolla morina, sdilka mondi qe ka shpatllat e ngrofta si nga ish kryebashkiaku Dako e tu maru te Ministri turizmit Blendi klosi. Po te hetoje mire dhe pa ndikim spak do gjeje shume afera korruptive qe jane kry nga vangjush dako dhe blendi klosi ne favor te Mond cekicit
PërgjigjuPo ti vlla ku punon te shiku qe ja fut ketyre muabeteve pa lidhje..
PA ME TE VOGLIN DYSHIM ARREST SHTEPIE OSE ME DETYRIM PARAQITJE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITH le te shkojme se si do te shkojne punet......
Përgjigjumos e caj trapin se do lirohesh, tjetra kishte dy arme pa leje plus qe po bente kontabande po denohet me arrest shpie dhe po pergatitet lirimi i saj,keshtu mos e rruj fare se ti ske per bo asnje dite burg.
Përgjigju