Foto ilustruese

Kapet me automatik, arrestohet i riu në Tiranë, ja çfarë i gjeti tjetër policia

21 Janar 2022, 12:13| Përditesimi: 21 Janar 2022, 12:16

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar mesditën e sotme një 36-vjeçar. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i riu me inicialet A.M., është kapur me armë zjarri.

Mësohet se gjatë kontrollit në ambientet në pronësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë. Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Koordinimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

- A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?