Droga e sekuestruar

Kapet me dy çanta me drogë në automjet, arrestohet shoferi në Igumenicë! Makina e marrë me qira, ja çfarë u gjet në banesën e grekut (FOTO)

24 Janar 2022, 16:52| Përditesimi: 24 Janar 2022, 16:57

  • Share

Policia ka sekuestruar 56 kilogramë marijuanë në Igumenicë. Sipas raportimeve, droga u kap në një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mësohet se marijuana u gjet brenda dy çantave me 48 pako që përmbanin 55 kilogramë e 618 gramë marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas grek. Nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij, u gjetën 1,345 euro, 2 celularë dhe 1 peshore.

Burime bëjnë me dije se mjeti me të cilin po transportohej droga, ishte marrë me qira ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.


Sendet e sekuestruara nga policia në banesën e grekut të arrestuar

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?