Kapet në Durrës 44-vjeçari i kërkuar nga Interpoli për trafik të lëndëve narkotike, do ekstradohet në Itali

18 Maj 2020, 11:00| Përditesimi: 18 Maj 2020, 11:02

  • Share

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 'trafikim të lëndëve narkotike' është vënë në prangat e policisë së Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Nardi Hoxha, po banues në Durrës, i cili është dënuar me 5 vite e 3 muaj burg nga gjykata e Triestes në Itali.

Kapja e 44-vjeçarit u bë i mundur falë edhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës. Pas arrestimit Hoxha do të ekstradohet në Itali ku edhe do të kryej dënimin.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?