Kapet në Elbasan trafikanti që po transportonte familjen afgane drejt Kosovës për një mijë euro

30 Gusht 2020, 10:40| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 10:42

  • Share

TIRANE-Një 52-vjeçar është arrestuar në aksin Librazhd-Elbasan në mesnatë, pasi po transportonte kundrejt 200 eurove për person një familje afgane me 5 anëtarë.

Policia e Elbasanit njofton se i arrestuari i kishte marrë afganët sapo kishin kaluar kufirin e gjelbër me Greqinë natën dhe po i dërgonte drejt kufirit me Kosovën.

Trafiku i refugjatëve nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore vijon në vendin tonë, që është kthyer në tranzit drejt Europës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?