Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Kapet në flagrancë duke pastruar gjethet e kanabisit shqiptari në Britani/ I detyruar të punonte ‘në shtëpi bari’ për shkak të borxhit ndaj bandës kriminale shqiptare

6 Janar 2021, 12:29| Përditesimi: 6 Janar 2021, 12:32

  • Share

Një shqiptarë është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi është kapur në flagrancë duke punuar në një fabrikë kanabis.

Sipas mediave të huaja, Dritan Pepa 41 vjeçari me origjinë shqiptare për shkak se duhet të shlyente një borxh prej 27 mijë paund, që i detyrohej një bande kriminale shqiptare.

Policia arriti në  vendin ku kultivoheshin bimët narkotike, pas disa shqetësimeve të vazhdueshme nga banorët e zonës, dhe ka arrestuar menjëherë Pepa i cili në atë moment përmes  me një fshesë me korrent ishte duke pastruar gjethet e kanabisit.

Pas kontrollit të kryer, policia gjeti në shtëpi edhe 178 bimë të tjera kanabisi, si edhe mjaft vazo të tjera bosh.

Pas arrestimit, Pepa i tha policisë se ai kishte udhëtuar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, në mënyrë ilegale në pjesën e përmes një kamioni.

Qëllimi tij kishte qenë të fitonte para në mënyrë që të mund të shlyente borxhin që kishte ndaj bandës shqiptare, e cila edhe e kërcënonte me jetë.

Dritan Pepa do të qëndrojë në burg për 12 muaj, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ekstradimit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrati: 06/01/2021 14:29

    Prralla me mret te tan e bajn se jua ka qefi dhe vijn veq me ba njat pun pse shpikni banda shqiptare te tan jan msu si ne lazarat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?