Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Në pranga ka rënë në Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në Lamia të Greqisë.
Në vitin 1998, në Kombinat të Tiranës, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri M. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana
Finalizohet me sukses një tjetër bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës
Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë.
Ky te denohet me burgim te peejetshem....
Përgjigju