Peshku ku ishte fshehur kokaina në Holandë

Kronikë

Kapet në Holandë mbi 1 ton kokainë e fshehur mes peshkut, arrestohen disa shqiptarë

21 Korrik 2018, 21:12| Përditesimi: 21 Korrik 2018, 21:16

  • Share

HOLANDE-Mbi 1 ton kokainë është sekuestruar në Roterdam nga policia, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona të moshës nga 28-48 –vjeç, mes tyre edhe shqiptarë. Droga me vlerë 22 milionë euro mësohet se kishte ardhur nga Ekuadori, ndërsa ishte fshehur në një enë frigoriferike me peshk.

Kokaina është sekuestruar në datë 6 korrik. Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve dhe në momentin që ngarkesa u shkarkua në Roterdam e bastisi, ndërsa nga kontrolli zbuloi kokainën. Në vitin e fundit në Holandë janë arrestuar disa shqiptarë pjesë e bandave në Roterdam dhe qytete të tjera për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?